Një aksident është raportuar ditën e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se autobusi ë drejtohej nga shtetasi I. A., 51  është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç. Si pasojë e përplasjes vetura është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se autobusi ka pësuar vetëm dëme materiale dhe se nuk raportohen për të lënduar.

Ndërsa shoferi dhe 5 pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip ‘Benz’, kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb