LEZHË

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve i mituri që u përplas nga makina në Shëngjin teksa kalonte rrugën. 6-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës pak minuta pas ngjarjes. Aksidenti ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit, ku një mjet tip furgon përplasi fëmijën që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa policia shoqëroi drejtuesin.

Mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar me prindërit dhe në momentin që po kalonin rrugën është shkëputur nga duart. Sipas bluzave të bardha, fëmija ishte në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë. I mituri nga Burreli, kishte ardhur me familjen që jetonte në Angli për pushime në Shëngjin.

Informacion paraprak
Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: