TEPELENE

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 18 vjeçarja Shqiponja Xhaferri e plagosur sot gjatë një aksidenti, e  cila u transportua me helikopter drejt kryeqytetit. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan u përplas me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasoje u plagosen 8 persona, 1 prej tyre në gjendje të rendë i cili është dërguar  po ashtu me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mjetin tip “Volkswagen” udhetonte një çift te rinjsh nga fshati Toç i Tepelenës, Shqiponja Xhaferri, 18 vjeçe dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.

Në gjendje të rendë drejt spitalit të Traumës u dërguan 18-vjeçarja dhe një prej pasagjerëve në minibus, Syrja Ibrahimi 54 vjeç. Personat e tjerë të plagosur po marrin mjekimin në spitalin e Gjirokastres. Nga përplasja Minibusi dhe mjeti “Volkswagen” kanë dalë nga rruga. Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e shkaqeve të  aksidentit.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjet “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb