Një aksident është regjistruar rreth orë 13:30 në aksin rrugor Babicë- Qishbardhë.

Mësohet se 59-vjeçari L.B., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 37-vjeçari E.C. Për pasojë 37-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë , ndërsa është transportuar në spital.

Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: