TIRANË

Një aksident është shënuar pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.

“BalkanWeb” ka pamje nga vendi i ngjarjes. Në to, shikohet makina e aksidentuar duke u tërhequr nga rruga. Nuk dihet ende se nëse makina është përplasur me bordurat anësore të rrugës, apo me ndonjë mjet tjetër.

E po ashtu, ende nuk ka informacion në lidhje me të dëmtuar. Pritet që policia të dalë me komunikatë zyrtare dhe të sqarojë detaje nga aksidenti në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: