DURRËS

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Katulndi i Ri në Durrës. Furgoni ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë, duke e lënë këtë të fundit të vdekur.

I aksidentuari, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në spital. Megjithëse ambulanca e transportoi të dëmtuarin në spital, ai ndërroi jetë rrugës.

Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë errësira në rrugë. Drejtuesi i furgonit ka deklaruar në polici se nuk e ka parë personin që udhëtonte me biçikletë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb