Katër persona kanë gjetur vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Mal të Zi, tre prej të cilëve shqiptarë atje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Barane në afërsi të Plavës.

Siç raportojnë mediat atje, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, malazez, 26 vjeç. M.

Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Automjetet thuhet se janë përplasur kokë më kokë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Viber Slika 2023 12 25 21 02 26 834 670x900
Viber Slika 2023 12 25 21 02 26 834 670×900
Viber Slika 2023 12 25 21 07 17 567 701x900
Viber Slika 2023 12 25 21 07 17 567 701×900

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: