Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Përrenjas, ku pas një aksidenti tragjik ka humbur jetën një 25-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme afër shkollës së mesme në Përrenjas. “BalkanWeb” mëson se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur të riun, i cili ka gjetur edhe vdekjen.

Po ashtu bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit, A.Halili, në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku po ecte dhe 24-vjeçari M.Kukli. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: