SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka reaguar për rrëzimin e avionit ukrainas Beoing 737 në Teheran të Iranit.

Ai ja thënë se SHBA është gati të ndihmojë Ukrainën  lidhur me hetimin që do i bëhet këtij aksidenti si dhe bën thirrje për bashkëpunim të plotë në këtë hetim.  Gjithashtu ai ka përcjellë dhe një mesazh ngushëllimi për viktimat.

Kjo është një çështje delikate për SHBA pasi vjen fill disa ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në Baghdad të Irakut pikërisht nga forcat ajrore të SHBA. Një tension i madh është ndezur mes SHBA dhe aleatëve të saj kundër Iranit.

Ndërkohë sa i përket këtij aksidenti, Irani ka refuzuar t’i dorëzojë ‘kutinë e zezë’ SHBA-së dhe firmës ajrore të prodhimit të Boeing 737 ku mund të zbardhet e vërteta ndërsa Ukraina hedh dyshime të forta se ky aeroplan mund të jetë qëlluar dhe ngjarja mos ketë qenë thjesht një aksident. Prandaj Kievi ka pezulluar të gjitha fluturimet Ukrainë- Iran.

” I mërzitur nga lajmet për përplasjen e fluturimit PS752 të International Airlines Ukrainian. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet dhe miqtë e viktimave. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Ukrainën pas kësaj përplasjeje tragjike dhe bëjmë thirrje për bashkëpunim të plotë me çdo hetim.”- shkruan Pompeo.

Po,p

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb