Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një automjet tip “Benz”, në afërsi të kryqëzimit të “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë e kundërt.

Mësohet se policia ka vënë në pranga shoferin, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç shihet edhe në këto pamje, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë tjetër, duke përplasur një automjet, e po ashtu është përplasur edhe me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por dëme të shumta materiale.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin në efektin e drogave, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë arrestuar shtetasin:

– A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb