ELBASAN

Janë identifikuar dy vajzat që kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në një aksident tragjik në autostradën Elbasan – Tiranë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një Benz.

Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb