Policia në Sarandë ka shpallur në kërkim një 44-vjeçar, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë mbi një shtetas në një lokal.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një 26-vjeçare, pasi ka fshirë pamjet filmike brenda në lokal, që ishin provë materiale e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.

(Balknanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb