Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 8 të tjerë. Aksidenti ndodhi në qytet Rubik, ku një autobus që po lëvizte drejt Kosovës u përplas me një autoveturë tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin Led Caka.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën në vend drejtuesi i autoveturës, ndërsa plagosën 8 pasagjerë të autobusit.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes të siguruara nga gazetari Elidon Ndreka, ku shihet qartë dëmtimi i madh në mjetin e vogël që drejtohej nga Caka, i cili është shkatërruar plotësisht, çka tregon për përplasjen e fortë mes dy mjeteve. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: