VLORË- 17-vjeçari Kristi Panajoti që humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi ra në një gropë të hapur për ndërtimin e Lungomares, në zonën e “Ujit të ftohtë” teksa udhëtonte me një BMV-X6 me targa AA010AU është djali i një biznesmeni të njohur vlonjat në fushën e Transportit, Renato Panajoti.

Gazetari Enrik Mehmeti bën të ditur për BalkanWeb se 17-vjeçari ishte pasagjer në mjetin që drejtonte kushëriri i tij i parë, Petro Beja 21 vjeç, i plagosur në aksident.

Kristi-Panajoti1

Gropa ku ka rënë mjeti BMV-X6 mësohet të jetë hapur në mes të rrugës, në kuadër të punimeve që po bëhen për kanalizimet e qytetit të Vlorës. Familjarët e viktimës akuzojnë pikërisht firmën që po kryen punimet për aksidentin, pasi sipas tyre, në rrugë mungon sinjalistika që të tregonte hapjen e një grope. Ata thonë se errësira dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë mori në qafë djalin e tyre.

bmwne vlore
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë”, kur automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, ra në në një gropë. Dy të rinjve iu dha ndihma mjekësore, por me të shkuar në spital, pasagjeri Kristi Panajoti humbi jetën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: