Policia Durrësit ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e aksidenteve rrugore, siç ishte ai i së shtunës, ku për pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Sakaq, në pranga ra Adis Barzezi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit ku ndodhi aksidenti. Ndërkohë, gjatë kontrollit për testin e alkoolit rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg / l.

Në vijim të hetimeve, Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Hamza Islamaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit kontraktues për mirëmbajtjen e aksit rrugor ku ndodhi aksidenti. Subjekti kontraktues nuk ka zbatuar me përpikëri kushtet teknike dhe nuk ka zëvendësuar barrierat mbrojtëse të sigurisë, të cilat kanë qenë të dëmtuara.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 21.05.2016, rreth orës 05:20, në rrugën urbane kryesore Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, mjeti tip Peugeot me targa TR 4863 R, ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë humbur jetën 2 pasgjerë, shtetasit:
• A. S.37 vjeç, banues në Shkozet, Durrës dhe
• V.M. 25 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Gjithashtu, janë plagosur dbe ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit:
• B.D. 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës,pasagjer;
• O.Sh. 30 vjeç, banuesn në Shkozet, Durrës,pasagjer;
• K.K. 20 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, pasagjer;
• Adis Barzezi 28 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet drejtuesi i mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt ” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: