Përplasja mes dy automjeteve në Elbasan ka qënë aq e fuqishme sa makina tip ‘Ford” drejtuesi i së cilës humbi jetën mbrëmjen e sotme, pothuajse është shkatërruar.

Nga fotot e siguruara prej gazetarit Fatmir Popja mjetet duken të shkatërruar, ndërsa përplasja ka qënë e frikshme, aq sa në rrugë kanë mbetur pjesë të dy mjeteve, ndërsa pjesa e përparme e ‘Ford”-it është shpërbërë.
foto-1

Po ashtu i dëmtuar është edhe mjeti tjetër tip BMW edhe drejtuesi i së cilit ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
foto-2
Policia njoftoi më herët se aksidenti ka ndodhur “në Unazë mjeti tip “Ford” me targa AA 824 BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç banues në Elbasan është përplasur me mjetin tip “BMW” me targa AA 003 PF drejtuar nga shtetasi K.A 28 vjec banues në Elbasan. Si pasoje e perplasjes ka humbur jeten drejtuesi i mjetit “Ford”.
foto-3

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb