Ka humbur jetën drejtuesi i një prej automjeteve që u aksidentuan në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka tha për BalkanWeb se ka ndërruar jetë 66-vjeçari Ndoc Nikolli.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi këtë të hënë në fshatin Rrilë të Lezhës, ku u përplasën dy automjete dhe për pasojë mbetën të lënduar tre persona, mes tyre 66-vjeçari Ndoc Nikolli që humbi jetën.

Ai kishte marrë plagë të shumta në disa pjese të trupit dhe nuk mundi te mbijetojë. Në gjendje të rëndë ndodhet dhe pasagjerja, 62-vjeçarja V.N.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb