KORÇË

Humb jetën e reja që mbeti e plagosur pasditen e djeshme në një aksident në Pogradec. Policia e Korçës bëri me dje se Xhanina Hoxha banuese në fshatin Shqitas, Maliq, ka ndërruar jetë gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Burrë e grua, Mariglen dhe Xhanina Hoxha udhëtonin me 42-vjeçarin Kastriot Guce, ky i fundit i arrestuar nga policia tashmë, teksa makina e tyre doli nga rruga dhe u përmbys.

Bashkëshorti i viktimës ka marrë plagë të lehta, teksa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma.

“Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ‘Ford’, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb