Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ose në orët e para të mëngjesit në Fier, te Ura e Mbrostarit. Policia ka gjetur mëngjesin e sotëm hekurat e urës të shkatërruar dhe gjurmë të një aksidenti. Por nuk dihet nëse pas përplasjes mjeti është larguar apo ka rënë në ujërat e lumit Seman.

Gazetri Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se targat e një automjeti janë gjetur në vend, teksa pas verifikimit ka rezultuar makinë e marrë me qira.

Nuk ende gjurmë të tjera, teksa policia po kryen kontrolle në zonë. Ujërat e lumit Seman në këtë zonë janë relativisht të thella, por forca e rrjedhës nuk është e tillë sa për të larguar një automjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb