TIRANË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Farkës, ku janë përplasur 2 automjete. Një “Alfa Romeo” me targë AA387 EE me drejtues Denis Dervishin është përplasur me kamionin me targa TR 7659G me drejtues shtetasin Alban Stafa.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit “Alfa Romeo”, Denis Dervishi si dhe ka gjetur vdekjen pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi Amerikano Dyziu.

Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët mbetën të bllokuar brenda mjeteve për shkak të bllokimit të dyerve dhe është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse.

Nuk dihet ende nëse të plagosurve u është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes apo sa kohë kanë qendruar në mjetet e aksidentuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: