Endrit Thaçi, djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 05:25. Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”, tha Ahmeti.

KALLXO.com mëson se Endriti është personi i cili ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb