Dy persona kanë mbetur të aksidentuar sot në Tiranë, ku pas ngjarjes drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendngjarja. Rasti i parë është regjistruar rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet tip “Foristrad” ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasin me inicialet A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, ngjarja e dytë është regjistruar rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjeteve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: