Një aksion i befasishëm është zhvilluar këtë të mërkurë në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, nga forcat e Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Sipas burimeve, rreth 10 furgonë me efektivë të DAP kanë mbërritur në institucion pak minuta para nisjes së kontrolleve, duke ushtruar verifikime të imtësishme në të gjitha ambientet e burgut.
Ky operacion vjen në vijim të aksioneve të ndërmarra së fundmi në disa institucione të vuajtjes së dënimit në vend, me qëllim goditjen e sendeve të kundërligjshme brenda qelive.
Objekt i kontrolleve janë materiale të ndaluara si thika të improvizuara, telefona celularë, lëndë narkotike dhe sende të tjera të paligjshme.
Aksioni vijon ende dhe deri në këto momente nuk ka një bilanc zyrtar mbi sendet e sekuestruara apo rezultatet e kontrolleve.
