TIRANE- Kontrollet e ushtruara në terren në të gjithë vendin nga OSHEE dhe Policia e Shtetit gjatë javës së kaluar kanë evidentuar 18 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 18 autorë. Sipas policisë, gjatë periudhës 06.07.2015 deri më 12.07.2015, në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 50 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, dhe janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 2.995 raste .

Për këto raste të evidentuara, janë arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Ndërkaq, janë shpallur në kërkim 5 persona, ndiqen në gjendje të lirë 9 persona.

Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 879 lidhje të abonentëve debitorë dhe 18 lidhje të paligjshme.
Gjithashtu janë kontrolluar 38 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb