TIRANË- Aksioni kundër informalitetit ka çuar në pranga dy berberë në kryeqytet. Policia bën me dije se berberi Taulant Hasanaj u arrestua ne flagrance pasi kundërshtoi me forcë inspektorët ndersa punonte pa licence, ndërsa berberi tjetër Indit Lluka u arrestua për veprimtari të paregjistruar dhe kundërshtim me forcë të inspektores M.G 55-vjeç.

“Më datë 09.09.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 1-Taulant Hasanaj, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe shtetasi 2-Indrit Lluka, 33 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Mine Peza”, pallati nr. 102, në ambjentet e subjekti privat të palicencuar (berberhane) shtetasi Taulant Hasanaj ka kundërshtruar me forcë, punonjësen e Drejtorise Rajonale të Tatimeve dega Tiranë, shtetasen M.G, 55 vjeç, ndërsa shtetasi shtetasit Indrit Lluka, u konstatua se zhvillonte veprimatari ekonomike (berber) i paregjistruar në organet Tatimore. (Neni 235/2 i K. Penal, për shtetasin Taulant Hasanaj dhe Neni 180 i K. Penal, për shtetasin Idrit Lluka)”, thuhet në njoftimin e policisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: