Kreu i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, ka folur për media pas takimit me aleatët e tij, duke thënë se në fokus të diskutimeve ka qenë aksioni i mëtejshëm opozitar.

Nga selia blu, Basha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, teksa deklaroi se një nga mëkatet më të mëdha të kësaj bande që qeveris vendin është fakti se i është vërsulur Shqipërisë, buxhetit, pasurive, po vjedh e grabit shqiptarët.

Më tej, ai foli dhe për ekonominë, duke thënë se një ndër pikat kyçe të opozitës së bashkuar është platforma ekonomike.

“Me opozitën e bashkuar biseduam për hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar, në raport me qytetarët, faktorin ndërkombëtar dhe zgjidhjet që i presin shqiptarët. Një nga mëkatet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është se duke tërhequr opozitën në betejën parimore për liri ja ka dalë t’i vërsulet Shqipërisë, buxhetit, pasurive, ta vjedhë dhe ta grabisë vendin. Kemi diskutuar për platformën ekonomike”, deklaroi kreu i PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb