Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar për sulmin e paligjshëm që po i bëhet “Prestige Resort”, ku IKMT po vijon me shembjen e tij.

Shehu shprehet se ky është një sulm i hapur që qeveria po i bën medias dhe fjalës së lirë, dhe po tenton të terrorizojë opinion për t’i bërë njerëzit që të “mbyllin gojën”.

Në një komunikim live me studion e lajmeve të News24, Shehu u shpreh ndër të tjera se në asnjë vend demokratik nuk veprohet në këtë mënyrë, ndërsa shton se nëse nuk do të ketë reagime, rrezikojmë të kthehemi edhe një herë në diktaturë.

“Janë veprime policore që marrin pamje si aksione ndëshkimore, sepse nuk janë të bazuara në vendime gjykate. Përdorem për të terrorizuar opinionin, median, për të bërë njerëzit të mbyllin gojën dhe të mendojnë vetëm për mbrojtjen e kokës së tyre.

Mendoj se është diçka e papranueshme, por diçka që ndodh fatkeqësisht në Shqipëri. Është një aksion i paprecedentë i cili nuk mund të bëhet për asgjë tjetër vetëm për të terrorizuar News24. Nëse dikush guxon të ketë mendimin e tij të lirë, kujtdo mund t’i bjerë në kokë kjo situatë.

Këto janë të pafalshme këto, nuk di të veprohet në këtë mënyrë në asnjë vend demokratik. Këto thyerje telash të demokracisë në vend mund t’i ndalë vetëm lëvizja popullore. Kjo është për të vendosur vlerat e demokracisë, ndryshe rrezikon të shkojë drejt diktaturës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb