Protestuesit në marshimin e sotëm kanë ndaluar te Blloku i Sigurisë në mbështetje të protestuesve të arrestuar një natë më parë gjatë protestës te Kryeministria, e cila u shoqërua me tensione.
“Nuk jeni vetëm”, “arrestoni Ramën”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve.
Prej 95 ditësh qytetarët protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
