Terror në mes të klientëve të McDonald’s në Angli nga një aktivist i cili vendosi të shprehte solidaritetin e tij me popullin palestinez duke lëshuar dhjetëra minj në një restorant në Birmingham.

Brejtësit ishin lyer me ngjyrat e flamurit palestinez, raporton Daily Mail dhe u sollën në restorant nga burri, identiteti i të cilit mbetet i panjohur.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një burrë që drejton makinën e tij (me fjalën “PAIISTN” në targën e saj) për në restorant dje pasdite, duke hapur më pas bagazhin dhe duke nxjerrë një kuti të madhe.

Aktivisti – i veshur me një flamur palestinez në kokë – më pas hyn në restorant dhe hedh kutinë me minj në dysheme, drejt dy grave që ikin nga frika.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burri dëgjohet duke bërtitur parulla pro “Palestinës së lirë” ndërsa kthehej në makinën e tij, përpara se të bënte thirrje për bojkot ndaj Izraelit.

Sipas gazetës britanike, zinxhiri i McDonald’s konfirmoi se “një numër minjsh” u lëshuan në restorant, i cili u “dezinfektua plotësisht” pasi u hoqën brejtësit.

Videoja e postuar nga aktivisti në rrjetet sociale tregon mesazhe që u bëjnë thirrje britanikëve të bojkotojnë bizneset që mbështesin “aparteidin Izrael”, ndërsa klipi përfundon me një telefonatë të regjistruar në të cilën dëgjohet një burrë duke u mburrur për pushtimin e restorantit dhe një zë tjetër thërret misioni “i suksesshëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: