Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Dukat në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se vatra e zjarrit dyshohet se është e qëllimshme.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ Mehmeti tha se sapo u shua zjarri kryesor afër Llogarasë, u ndez kjo vatër. Tashmë sipas tij Ushtria është rikthyer në zonën e Dukatit, ku po vijon aksionin për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes, që dyshohet se është e qëllimshme.

Aktualisht vatra zjarri ka edhe në qarkun e Kukësit, ku mbrëmë problematike ishte në Kalimash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: