Një tjetër skandal seksual godet botën e Hollywood. Këtë herë ai që ka përfunduar në bankën e të akuzuarve për abuzim seksual është aktori i ‘The Ranch’, Danny Masterson, 44 vjeç, që është arrestuar në Los Angeles për përdhunim. Sipas prokurorisë së përgjithshme të Los Angeles, aktori 44 vjeçar, duket se ka detyruar për të bërë seks tre femra nga 2001 dhe 2003. Hetimet për të duket se kanë nisur në 2016 dhe si pasojë aktori është larguar nga seritë Netflix ‘The Ranch’.

Së fundmi katër gra të tjera nga kisha e Schientology, ku edhe Masterson bën pjesë, kanë deklaruar se janë ngacmuar nga aktori dhe e kanë denoncuar në polici. Tani i takon drejtësisë të deklarojë fajësinë e tij. Seanca e parë është vendosur për në 18 shtatorin që vjen. Nëse Masterson dënohet ai rrezikon nga 45 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ai është vënë në pranga të mërkurën dhe gjykata ka vendosur 3 milion e 300 mijë dollarë për lirimin me kusht. Ai ka deklaruar gjithmonë se është i pafajshëm.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb