Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni foli për operacionin që vijon prej disa ditësh në lumin Buna dhe Drin.

Angoni thotë se janë të angazhuar forca të shumta të RENEA, policisë, FNSH, ushtrisë dhe banorët e zonës të Dajçit dhe Anës së Malit të cilët janë vetëofruar për të dhënë ndihmën e tyre.

Angoni bëri të ditur edhe gjetjen e trupit të pajetë të 3-vjeçarit të mbytur në lumin Buna.

Prefektja e Shkodrës u shpreh gjithashtu se kërkimet do të vijojnë deri në gjetjen edhe të nënës së fëmijëve Alma Arrazit dhe shpreson që të gjendet sa më parë të jetë e mundur.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb