Një adoleshente britanike thuhet se është përdhunuar në ishullin spanjoll të Majorkas nga dy burra, që mediat vendase i përshkruajnë si një aktor dhe një muzikant me një karrierë të gjatë profesionale në Vietnam.

17-vjeçarja i tha policisë se sulmi seksual ndodhi në një hotel në Andratx në jugperëndim të ishullit fundjavën e kaluar pasi ajo takoi artistët në një restorant aty pranë dhe filloi të shoqërohej me ta.

Tezja e vajzës mësohet se ka lajmëruar policinë pasi është kontaktuar nga e mitura.

Gazeta e ishullit “Ultima Hora” raportoi se adoleshentja u tha oficerëve se burrat, të moshës 37 dhe 42 vjeç, i kishin bërë dush pas përdhunimit të supozuar për të eliminuar provat që mund t’i inkriminonin.

Ata u arrestuan në hotelin e paidentifikuar në Andratx në orët e para të mëngjesit të së shtunës, dhe tani janë liruar me kusht, por u është ndaluar të largohen nga Spanja në pritje të një hetimi penal që vazhdon.

Raportet lokale thanë se ata nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve kur u paraqitën para gjykatësit hetues menjëherë pas arrestimit të tyre. Nuk dihet ende nëse ata janë marrë në pyetje zyrtarisht nga policia përpara se të dërgoheshin në një seancë gjyqësore të mbyllur.

Adoleshentja britanike besohet se është larguar nga ishulli me familjen e saj pasi ka ratifikuar deklaratën e saj në polici përpara të njëjtit gjyqtar. Ajo u ekzaminua nga mjekët në spitalin “Son Espases” në kryeqytetin majorkan Palma si pjesë e protokollit standard përpara se të bënte deklaratën e saj policore.

Gazeta vendase raporton se burrat dhe vajza po qëndronin në hotele të ndara në komunën e Andratx dhe u njohën në një restorant aty pranë para se ajo të pranonte të shkonte në vendin ku dyshja vietnameze po qëndronin pasi kishin kaluar kohë së bashku edhe në plazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb