Aktori i njohur francez, Gérard Depardieu ka nxjerrë në shitje një pjesë të koleksionit të tij të artit.
Rreth 250 vepra në pronësi të yllit francez të filmit do të dalin në ankand në Paris të martën dhe të mërkurën.
Skulpturat nga Auguste Rodin, një artist që ai portretizoi në film së bashku me Isabelle Adjani, piktura dhe vizatime nga Pablo Picasso, Georges Braque, Fernand Léger dhe Alexander Calder pritet të dalin të gjitha në ankand.
Një nga pjesët kryesore në ankand është një bronz i skulptorit Germaine Richier, i vlerësuar të jetë me vlerë deri në 800,000 euro (851,400 dollarë).
Shtëpia e ankandeve “Drouot” pret të ardhura totale midis 3 dhe 5 milionë euro.
Depardieu është shfaqur në rreth 200 filma. Së fundmi, 74-vjeçari ka qenë në krye të medias për shkak të akuzave për sulme seksuale ndaj disa gra.
Gjyqësori francez ka nisur hetimet ndaj tij për një përdhunim të dyshuar që nga fundi i dhjetorit 2020. Depardieu e ka mohuar atë.