Sean Penn ka udhëtuar drejt Ukrainës për të ndihmuar refugjatët. Ai ka bërë një postim në Twitter, ku shihet me kreun e administratës rajonale të Lviv, Maxim Kozitsky. Nëpërmjet CORE, organizatës së tij të bamirësisë po punon për të siguruar strehim për refugjatët ukrainas.

Ai ndau gjithashtu një video nga vendi që është shkatërruar nga lufta.”Unë isha në Lviv, Ukrainë sot me bashkë-themeluesin dhe CEO të CORE @annyounglee dhe ekipin tonë”, tha ai duke shtuar se po punojnë për të shtuar programet e tyre brenda vendit.

Pata një takim shumë të mirë me guvernatorin Maksym Kozytskyy,”. Në ditët e para kur nisi lufta, Penn ishte në Kiev duke filmuar një dokumentar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb