Aktori legjendar Jack Nicholson, një nga aktorët më të famshëm të Hollivudit ka befasuar fansat duke u shfaqur në publik pas gati dy vitesh.

Edhe pse daljet e tij janë bërë të rralla, Jack vendosi të marrë pjesë në një ngjarje speciale për të festuar 50 vjetorin e “Saturday Night Live”.

Kjo shfaqje e famshme amerikane festoi gjysmë shekullin e ekzistencës së saj me një program të madh special të quajtur “SNL50: The Anniversary Special”.

Nicholson ishte në mesin e shumë yjeve që erdhën për të nderuar këtë përvjetor.  Ndër të famshëm afër tij ishin: Will Ferrell, Robert De Niro, Blake Lively dhe Ryan Reynolds.

Kjo është një nga paraqitjet e pakta publike të Jack Nicholson në dy vitet e fundit.  Ai u fotografua për herë të fundit në një lojë basketbolli të Los Angeles Lakers në maj 2023, kur shoqërohej nga djali i tij Ray.

Jack u tërhoq nga aktrimi pas filmit të tij të fundit, “How Do You Know”, në 2010.

Jack Nicholson, 87, makes rare public appearance during 'SNL 50' anniversary special

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb