Një gjykatë e Koresë së Jugut ka dënuar aktorin e ”Squid Game”, O Yeong-Su me tetë muaj burg të kushtëzuar për sjellje të pahijshme seksuale, shkruan BBC.

79-vjeçari u akuzua në vitin 2022 për sulm seksual dy herë ndaj një gruaje.

Sulmet ndodhën pesë vjet më parë, kur O ishte në një zonë rurale për një shfaqje teatri në 2017.
O ka thënë se ”do të apelojë vendimin dhe do të ketë shtatë ditë për ta bërë këtë”.

”Pretendimet janë se ai përqafoi një grua dhe i puthi faqen kundër dëshirës së saj”, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

O i kishte mohuar akuzat që, sipas Gjykatës së Qarkut të Suwon-it, ndodhën në një rrugicë përballë banesës së viktimës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: