Aktori amerikan Vincent Pastore, i njohur për interpretimin e personazhit ikonik Salvatore “Big Pussy” Bonpensiero në serialin e mirënjohur “The Sopranos”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga menaxheri i tij.
Pastore u bë i famshëm për rolet e tij si figura të botës së krimit italo-amerikan në film dhe televizion, por performanca e tij në “The Sopranos” mbetet një nga interpretimet më të paharrueshme në historinë e televizionit. Personazhi i tij, “Big Pussy”, ishte një nga figurat qendrore të serialit dhe kontribuoi në suksesin global të produksionit të HBO-së.
Gjatë karrierës së tij, Pastore interpretoi në dhjetëra filma dhe seriale, mes tyre “Goodfellas”, “Carlito’s Way”, “Gotti”, “Law & Order” dhe projekte të tjera ku shpesh mishëroi personazhe të fortë dhe të lidhur me botën e mafias.
Autoritetet amerikane po hetojnë rrethanat e vdekjes së aktorit, ndërsa shkaku zyrtar ende nuk është bërë publik.
