Aktori amerikan, Tom Sizemore ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare në një spital në Los Angeles. Menaxheri i tij, Charles Lago, ka bërë të ditur lajmin përmes një deklarate, siç raporton Guardian.

I njohur për rolin e tij si rreshteri i paharrueshëm Michael Horvarth në filmin “Saving Private Ryan” të Steven Spielberg, ku luajti së bashku me Tom Hanks, Sizemore u godit në shkurt nga një aneurizëm i rëndë i trurit.

“Me pikëllim të madh duhet të njoftojë se aktori Thomas Edward Sizemore ndërroi jetë në një spital në St. Joseph në Burbank. Vëllai i tij Paul dhe djemtë binjakë Jayden dhe Jagger (17 vjeç) ishin pranë tij “, -tha menaxheri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb