SHBA – Dakota Johnson dhe Chris Martin e çojnë më para lidhjen e tyre dhe bëjnë të njëjtin tatuazh. Që prej fillimit të lidhjes së saj me kantautorin britanik ajo është paragjykuar dhe marrëdhënia e tyre është quajtur dicka kalimtare.

Por në të vërtetë nuk qenka kështu çifti paska nisur një diçka serioze. Të paktën kështu duket nga tatuazhi që kanë bërë të dy. Dakota ka parakaluar në tapetin e yjeve në Festivalin e Venecias dhe përveç pamjes magjepsëse të saj, ra në sy një detaj i veçantë. Aktorja ka shtuar një tjetër tatuazh ku dallohet shenja e infinitit.

Të njëjtin tatoo e ka edhe Chris në krahun e tij. Këtë herë nuk ka vend për dyshime, pavarësisht largësisë së detyruar nga puna e gjithësecilit, dy të dashuruarit po e çojnë lidhjen në një tjetër nivel.

Kujtojmë që Chris Martin ka qenë i martuar për 11 vjet me aktoren e njohur Gëyneth Paltroë me të cilën ka edhe 2 fëmijë, vajzën 13 vjeçe Apple dhe djakin 11 vjeç Moses.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: