Aktorja Dakota Johnson, e cila luan rolin kryesor tek filmi mjaft i përfolur “50 Shades of Grey” ka dhënë një intervistë për “Vogue”, ku ka treguar më shumë rreth jetës së saj, por edhe filmit të ri “50 Shades Darker” që pritet të jetë gati në kinematë botërore në 14 shkurt të këtij viti.

Aktorja ka pranuar se skenat erotike tek filmi “50 Shades of Grey” i kanë pëlqyer dhe se ajo është munduar t’i sjellë ato te publiku sa më natyrale dhe të vërteta. Më tej aktorja ka treguar një sekret, kur u shpreh se pas disa vitesh, kur gjoksi i saj të nisë të bjerë, ajo do të heqë dorë nga skenat erotike.

“50 hijet e Greit” është një dramë erotike-romantike amerikane, bazuar në triologjinë e romaneve me të njëjtin emër, shkruar nga E. L. James.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: