Aktorja ukrainasse Katheryn Winnick edhe pse ka lindur në Kanada, por zemra dhe atdheu i saj është Ukraina.

Ylli i “Big Sky”, ka lindur nga prindër ukrainas, flet gjuhën ukrainase dhe ka qenë në një shkollë ukrainase për 16 vjet.

“Jam shumë krenare që jam ukrainase”, tha ajo për Fox News. “Ne kemi tradita dhe kulturë shumë të ndryshme dhe shpirti ukrainas është i paepur, ka një këmbëngulje shumë të fortë”.

Teksa trupat ruse po pushtojnë Ukrainën, aktorja vlerësoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy si një ‘udhëheqës të vërtetë’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Jam shumë krenar që ai është lideri që kemi”, tha biondja për Fox News Digital. “Ai e kupton luftën tonë, se ne jemi të fortë dhe do të luftojmë deri në vdekje për të mbrojtur atë që është e jona dhe është shtëpia jonë”.

“Dua që bota të shohë…ky është një hero i vërtetë. Ky është një udhëheqës i vërtetë që e bashkon botën dhe po nxjerr në pah Ukrainën tonë”, tha Winnick. “Ai po qëndron me njerëzit e tij. Ai është i gatshëm të luftojë deri në vdekje”.

Artistja i kërkoi botës që t’i kushtojë vëmendje dhe të qëndrojë me Ukrainën sepse “kjo nuk është vetëm një luftë për Ukrainën, por është me të vërtetë një luftë për të gjithë Evropën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb