Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas gjobës së Policisë së Shtetit ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, teksa tregon dhe ndryshimin mes këtij të fundit dhe Edi Ramës.

Këlliçi shkruan në “Facebook” se Edi Rama po shfrytëzon pandeminë për të vjedhur me tendera e koncesione, për të shkatërruar Teatrin Kombëtar për afera korruptive të kullave, ku pastron miliona para të krimit, dhe për të legalizuar kanabisin, si mënyrë për të legalizuar paratë e bosëve të drogës.

Mesazhi i Këlliçit:

Kur e ke mendjen vetem per te vjedhur, natyrisht qe te duket papergjegjshmeri te degjosh qytetaret!

Ky eshte ndryshimi mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes. Rama e shfrytezon pandemine te vjedhe me tendera e koncesione, te shkaterroje Teatrin Kombetar per aferen korruptive te kullave ku pastrohen milionat e parave te krimit dhe te legalizoje kanabisin si menyre per te legalizuar parate e boseve te droges qe i sigurojne vota!

Nga vila miliona euroshe e Surrelit dirigjon, ne baze te projektit te rradhes se vjedhjes, se kur duhet te dalin qytetaret e kur duhet te rrine ne shtepi! Tani shqiptaret i duhen ne izolim, qe perfundimisht te shkaterroje Teatrin Kombetar per aferen e rradhes.

Sigurisht qe ne filozofine e Rames, te takosh qytetaret, te degjosh hallet e biznesit, te gjesh zgjidhje per ta, eshte papergjegjshmeri! Ti vjedhesh, dhunosh e varferosh eshte merite! Prandaj semundja qe po shkaterron Shqiperine eshte Ramavirusi qe fshihet pas Coronavirusit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb