SPAK kërkon 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila akuzohet për korrupsion.

Ndërkohë, për shkak të gjykimit të shkurtuar Vyshkës do i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u kërkuan 2 vite e 6 muaj.

Kujtojmë se arrestimi i gjyqtares ndodhi më 22 korrik të vitit 2022 pasi u akuzua se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: