Kongresmeni republikan George Santos është akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe vjedhje të fondeve publike, në një padi federale me 13 pika.

Përfaqësuesi i Nju Jorkut iu dorëzua autoriteteve të mërkurën, pasi dolën lajmet për akuzat.

Santos, 34 vjeç, është përfshirë nga skandali që kur mori detyrën në janar dhe shumica e biografisë së tij u zbulua se ishte e fabrikuar.

Kongresmeni i mandatit të parë nuk ka komentuar ende mbi akuzat. Aktakuza prej 20 faqesh pretendon se republikani ka marrë pjesë në tre skema mashtrimi.

Së pari, sipas prokurorëve federalë, ai mashtroi ata që i financuan fushatën e tij të Dhomës së Përfaqësuesve, duke përdorur fondet për shpenzime personale si veshje luksoze dhe pagesa me kartë krediti.

Së dyti, Santos dyshohet se ka marrë pjesë në një skemë mashtrimi, duke përfituar ndihmën e qeverisë për Covid-19, pavarësisht se paguehej 120,000 dollarë përmes punësimit të tij në një firmë investimi me bazë në Florida.

Së fundi, prokurorët pretendojnë se republikani ka mashtruar Dhomën e Përfaqësuesve në lidhje me financat e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: