Pas disa ditësh nga qarkullimi i lajmit se këngëtari i njohur nga Kosova ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pasi e ka mashtruar dhe i kishte dhënë lëndë narkotike, reagon për herë të parë Gjiko.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Gjiko i ka mohuar kategorikisht këto akuza, ndërsa ka thënë se familja e tij është shumë në rregull sepse e dinë që kjo histori dhe këto akuza janë të sajuara.

Nga ana tjetër ai shprehet se ka besim tek drejtësia duke thënë se do ta nxjerrë në pah pafajësinë e tij. Sakaq njofton se lidhur me këtë ngjarje ka ngritur dy akuza.

“Të nderuar familjar dhe miq. Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi përballur me një të pavërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lere më një vajzë  15 vjeçare. Nuk kam mushtuar e as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.

Familja ime është shumë në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë sot, përmes shoqërisë së avokaturës kam përgatitur dy padi të ndara.  Unë besoj se drejtësia do ta nxjerrë në pah pastërtinë time.

Në fund dua t’ju falënderoj të gjithëve, ata familjar dhe miq që kanë gjetur kohë të më mbështesin, e unë ashtu siç nuk ju kam koritë kurrë nuk kam me ju koritë as në të ardhmen”, shkruan ai.

54547878787878

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb