Dënim përjetë për ish-presidentin egjiptian, Mohamed Morsi. Gjykata e lartë egjiptiane konfirmoi dënimin, në kuadër të një procesi për spiunazh në favor të Katarit.

“Vendimi i Gjykatës së Kasacionit, që është përfundimtar, konfirmoi një dënim me burgim të përjetshëm (25 vite në Egjipt) i lëshuar më 2016 kundër Morsit për drejtimin e një organizate të jashtëligjshme”, deklaroi për median, avokati i tij, Abdel Moneim Abdel Maqsud, shkruan BBC.

Sakaq, autoritetet egjiptiane e klasifikuan “grup terrorist” organizatën fetare të Vëllazërisë Myslimane të Morsit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb