TIRANE- Pas deklaratës së ashpër të kryetarit të PD-së Lulzim Basha se pas skandalit që denoncoi oficeri Emiliano Nuhu, qëndronte Rexhep Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, vjen një reagim nga ky i fundit. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Balla theksoi se gjithçka është sajesë e ndyrë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se gjatë vitit të fundit nuk kishte shkelur në Krujë dhe as në komisariatin e këtij qyteti, i armatosur. “Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik”, thotë Balla. Po ashtu Balla tha se të vërtetën do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te ketë me Lulzim Bashën për këtë çështje, duke bërë të ditur kështu se do ta kallëzojë penalisht.

Oficeri Nuhu tha se deputeti Taulant Balla, kryetari i bashkisë Krujë, Artur Bushi, deputeti i PS-së Rrahman Rraja e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahja, vëllai i deputeti të PS-së i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës.

REAGIMI
Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli!
Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq.
“Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete!
Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjatë vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.
Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij.

Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: