Ministrja eShtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me akuzat e bëra ndaj infermierit Qamil Ismaili, që bën pjesë në ekipin e bluzave të bardha për të shërbyer në Itali, në luftën kundër koronavirusit.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Spiropali akuzon opozitën se po hedh helm me lajme të rreme edhe në rastin solemn të historisë së marrëdhënieve me Italinë.

“Nuk duam të merremi me opozitën në këto kohë lufte kaq të egër për në këtë kohë bëhet e pamundur heshtja kur tejkalohen dhe kufijtë e njerëzores me ligësira që helmojnë zemrën dhe mendjen njerëzve ndërkohë që ata sot kanë nevojë për ndihmë prej nesh të zgjedhurve. Unë e di që janë shumë të mërzitur me mallëngjimin që përfshiu mbarë Italinë prej gjestit tonë solidar me popullin fqinj e vëlla matanë detit për të cilën u gëzua i madh dhe i vogël me emrin shqiptar me përjashtim të disave të quajtur luanë dhe petrita të cilët janë shëmbëlltyra e një ligësie që e ka shoqëruan në shekuj sojin më të ulët politikanë shqiptarë, por dhe që për këtë rasti kaq solemn të historinë e marrëdhënieve me Italinë e me Europën, luanët dhe petritët të mos gjenin forcën të heshtnin por t’i vërsuleshin një shqiptari të mirë e të urtë, vetëm, e vetëm për të bërë pis veshjet e bardha të atyre 30 misionarëve që u kthyen në engjëj shpëtimtarë në sytë e popullit italian, kjo kalon dhe kufijtë e të pabesueshmes”, thekson ministrja Spiropali.

Në vijim, Spiropali shtoi se “me siguri detyrat e tyre janë nisur drejtë Italisë për të ndotur përmes ndonjë portali mjedisin fantastik pro shqiptarëve që vlon prej shprehjeve të mirënjohjes ndaj Shqipërisë”.

“Pu kush është viktima e agresionit të këtyre njerëzve? As më pak dhe as më shumë se Qazim Ismaili. Kryefamiljari i një prej familjeve të bombarduara prej Gërdecit, me tre fëmijë. Ai u cilësua pacipërisht si pompisti i veshur si mjek dhe u kërdis publikisht. Qazim Ismaili është e vërtetë që ka punuar edhe në një karburant në Vorë, pranë shtëpisë së tij të martirizuar nga bomba e korrupsionit më vrastar që ka njohur kjo anë e botës, por ai është infermier dhe jo vetëm i lidhur shpirtërisht, por dhe profesionalisht me Italinë. Ka punuar katër vite në Spitalin Ushtarak, më pas për 9 vite në spitalin Nr 2 dhe më pas për 5 vite të jetës së tij si infermier në Itali. Ai u kthe në Shqipëri në vitin 2008 pikërisht pas bombardimit të gërdecit. Vajza e tij Artiola vuan nga zemra dhe u dëmtua nga shpërthimi i Gërdecit. Borxhi që Qazimi u ka miqve italianë për fëmijët dhe shtëpinë e tij të shkatërruar e ka shpjeguar ai vetë. Ndërsa unë dua t’ju them juve se ai u regjistrua në listën e 2000 vullnetarëve që u treguan menjëherë të gatshëm t’i përgjigjeshin thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë kur u krijua forca rezerve e saj. Dhe po ashtu ai kërkoi me vullnet të plotë dhe dëshirë të madhe të ishte pjesë e misionit të atyre 30 engjëjsh që përlotën mbarë Italinë”, thekson ajo.

Spiropali përfundon mesazhin e saj, duke thënë se “prandaj vetëm respekt dhe mirënjohje pa fund për këtë burrë fisnik e fjalë pak dhe neveri e përbuzje pa rezervë për laron e për balon që më lehjen e tyre treguan me zë lartë se kurrë, sa i gabuar është cilido qoftë ai që i ka dhënë besimin e votës së tij. Uroj shumë të mos harroni kurrë këtë poshtërsi të pashembullt që bëni duke pompuar me helmin e tyre një lajm të rremë mbushur me zilinë e sëmurë, ndaj dikujt që quhet Edi Rama. Historia e marrëdhënieve tona me Italinë do ta kujtojë për gjithnjë këtë ditë kur flamuri i Skënderbeut ka rizbarkuar në atë anë të detit për t’u bashkua me një luftë që askush nuk e fiton dot i vetëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb