Tirana vishet kuq e zi. Me flamuj kombëtar dhe veshje patriotike kuq e zi, protestuesit kanë marshuar në disa rrugë të kryeqytetit.

Teksa kanë qëndruar për disa orë para kryeministrisë, ata kanë marshuar në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Ata më pas kanë marshuar drejt bulevardit dhe më pas iu drejtuan sheshit Skëndërbej. Ndërkohë nesër është njoftuar protestë kombëtare me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve të diasporës.

Qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalin protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëheqjen e kabinetit të tij qeveritar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: